Dërgesa në gjithë botën Me porosi sipas masave tuaja Pagesa të sigurta me kartelë @arbanaismajliz

Pyetje të shpeshta

Pyetje & përgjigje

Gjithçka që duhet të dini për porosinë, masat, pagesën dhe dërgesën në gjithë botën.

Porosia

Cili është ndryshimi mes "Gati për dërgim", "Pre-Order" dhe "Me porosi"?

Fustanet Gati për dërgim janë të përfunduara në masa standarde dhe nisen brenda 1–3 ditëve të punës.

Fustanet Pre-Order punohen për ju në masën standarde dhe në ngjyrën që zgjidhni, brenda afatit të shënuar te secili fustan.

Fustanet Me porosi punohen sipas masave tuaja të sakta dhe dëshirave tuaja, me prova në atelienë tonë ose me video-thirrje.

Sa herët duhet ta porosis fustanin e nusërisë?

Për fustanet me porosi ju rekomandojmë ta bëni porosinë 4–6 muaj para dasmës. Për fustanet pre-order llogaritni afatin e shënuar, plus kohën e dërgesës. Nëse data e dasmës është afër, zgjidhni një fustan të gatshëm ose na kontaktoni — gjithmonë përpiqemi t’ju ndihmojmë.

A mund ta vizitoj atelienë?

Sigurisht — do të na gëzonte t’ju takonim. Ju lutemi rezervoni një termin që Arbana t’ju kushtojë kohë vetëm juve.

Me porosi

Si t’i marr masat e mia?

Udhëzuesi i masave shpjegon çdo masë hap pas hapi. Mbani veshur të brendshmet që do të vishni në ditën e dasmës dhe kërkoni ndihmën e dikujt. Masat mund t’i dërgoni edhe më vonë, ose rezervoni një video-konsultë dhe ne do t’ju udhëzojmë.

A mund të ndryshoj detaje të fustanit (mëngët, dekoltenë, ngjyrën)?

Po — pikërisht për këtë është shërbimi "Me porosi". Shkruani dëshirat tuaja te shënimet gjatë porosisë, ose rezervoni një konsultë për t’i dizajnuar bashkë me Arbanën.

Pagesa

Cilat mënyra pagese pranoni?

Kartela krediti dhe debiti (Visa, Mastercard, Maestro) përmes faqes së sigurt 3-D Secure të Raiffeisen Bank, si dhe pagesë me kesh në dorëzim në Kosovë dhe në rajon. Të dhënat e kartelës shkruhen vetëm në faqen e bankës — ne nuk i shohim e as nuk i ruajmë.

A mund të paguaj kapar për fustanet me porosi dhe pre-order?

Po. Për fustanet që punohen me porosi mund të paguani 50% kapar me kartelë gjatë porosisë. Për pjesën e mbetur ju dërgojmë një lidhje të sigurt pagese para se fustani të niset.

Dërgesat & kthimet

A dërgoni në gjithë botën?

Po. Dërgojmë pothuajse në çdo shtet, me dërgesë të siguruar. Kostoja e dërgesës llogaritet automatikisht gjatë porosisë sipas shtetit tuaj. Për porositë jashtë Kosovës mund të ketë detyrime doganore dhe taksa, të cilat i paguan marrësi.

A mund ta kthej fustanin?

Fustanet e gatshme mund të kthehen të paveshura brenda 14 ditëve nga dorëzimi. Fustanet pre-order dhe me porosi punohen posaçërisht për ju dhe nuk mund të kthehen — por gjithmonë punojmë bashkë me ju për përshtatjen. Shihni politikën e dërgesave dhe kthimeve.

Na ndiqni në Instagram Na shkruani në WhatsApp