Ide kreative, rezultate reale
Studio digjitale për brande, webfaqe, aplikacione mobile dhe softuer. Ndërtojmë zgjidhje moderne që duken bukur, punojnë shpejt dhe ndihmojnë biznesin tuaj të rritet.





Shërbimet tona inovative

Web Design
Webfaqja është vitrina jote e hapur natë e ditë. E dizajnojmë të shpejtë, elegante dhe shumëgjuhëshe, që klientët të të gjejnë në Google dhe të të besojnë.
Lexo më shumë
Aplikacione Mobile
Brendi yt në xhepin e çdo klienti. Aplikacione iOS dhe Android të lehta për t'u përdorur, të shpejta dhe të bukura, nga skica e parë deri në App Store.
Lexo më shumë
E-Commerce
Nga vitrina te pagesa, çdo hap i blerjes bëhet i lehtë dhe i sigurt. Një dyqan online që shet 24/7, në çdo pajisje.
Lexo më shumë
Logo & Branding
Një logo e mirë nuk zbukuron, por dallon. Ne krijojmë identitetin që e bën brendin tënd të njohur me një shikim dhe të qëndrueshëm në kohë.
Lexo më shumë
Softuer për biznes
Kur programet e gatshme nuk mjaftojnë, ndërtojmë softuerin që i përshtatet punës tënde: faturim, menaxhim, raporte. Më pak punë manuale, më shumë kontroll.
Lexo më shumëProjektet tona të fundit
Nga ideja te lansimi
Katër hapa të qartë, me një rezultat konkret në fund të secilit që e sheh dhe e miraton.
Zbulimi & Strategjia
Bisedojmë për qëllimet, klientët dhe konkurrencën. Marrim vesh çka duhet të arrijë projekti.
Koncepti
Struktura, mesazhet dhe drejtimi vizual. Ti i sheh skicat para se të fillojë dizajni.
Dizajni
Dizajni i plotë me animacione dhe versionin për telefon. Ndryshimet i bëjmë bashkë.
Zhvillimi & Lansimi
Kodimi, SEO, testimi dhe publikimi. Pastaj mbështetje për çdo gjë që të duhet.
Çka thonë klientët tanë
Faleminderit ekipit të 3pika për një webfaqe që pasqyron punën tonë. Projektet dhe shërbimet prezantohen qartë, duke ua bërë klientëve më të lehtë të na njohin dhe të na kontaktojnë. E vlerësojmë bashkëpunimin dhe vëmendjen ndaj detajeve.
Librat tanë tashmë kanë një prezantim online që na përfaqëson. Kërkimi dhe porositja janë të thjeshta, ndërsa çdo kategori është e organizuar qartë. E vlerësojmë kujdesin për detajet dhe mënyrën si nevojat e librarisë sonë u kthyen në një zgjidhje praktike.
Fryma e HardhFest tashmë vjen edhe në telefon. Aplikacioni bashkon programin, artistët dhe informacionet e festivalit, duke e afruar publikun me ngjarjen. Për ne, ishte e rëndësishme që identiteti i festivalit të ndihej në çdo ekran.
Ke një ide? Le ta ndërtojmë.
Na shkruaj në WhatsApp ose email. Përgjigjemi brenda ditës.




































