Softuer për biznes

Programet e gatshme të detyrojnë të punosh siç duan ato. Kur biznesi yt ka mënyrën e vet, e ndërtojmë ne softuerin që i përshtatet asaj: faturim, menaxhim klientësh dhe porosish, inventar, rezervime, raporte, të gjitha në një vend dhe të hapura nga kompjuteri, tableti ose telefoni.

Softeri është plotësisht i yti. Të dhënat qëndrojnë në serverin tënd, pa abonime mujore te kompani të huaja, dhe sistemi rritet bashkë me biznesin: shton përdorues, module dhe raporte kur të duhen. Hosting-un e sigurt, kopjet rezervë dhe email-at e biznesit i konfigurojmë ne.

Çka përfiton

  • Faturim me PDF, dërgim me email dhe numërim automatik sipas ligjit
  • Menaxhim klientësh, porosish, inventari dhe rezervimesh në një vend
  • Raporte dhe statistika në kohë reale, të eksportueshme në Excel
  • Qasje nga kompjuteri, tableti dhe telefoni, me nivele përdoruesish
  • Të dhënat në serverin tënd, me kopje rezervë automatike dhe pa abonime
  • Trajnim, mbështetje dhe zgjerim me module të reja kur rritet biznesi

Procesi i punës

Një qasje e strukturuar që kombinon hulumtimin, kreativitetin dhe zhvillimin për një rezultat funksional dhe të bukur.

Zbulimi

Studiojmë si punon biznesi sot, ku humbet kohë dhe çfarë duhet të bëjë sistemi në versionin e parë.

Dizajni

Dizajnojmë ekranet dhe rrjedhën e punës dhe i miratojmë bashkë me njerëzit që do ta përdorin çdo ditë.

Zhvillimi dhe dorëzimi

Kodim, importim i të dhënave ekzistuese, testim me raste reale, instalim dhe trajnim i ekipit.

Pyetje të shpeshta

Gjej përgjigjet këtu

Sa kohë zgjat një projekt?

Një logo 1–2 javë, një webfaqe 3–6 javë, një dyqan online 4–8 javë, një aplikacion 2–4 muaj. Afatin e saktë ta themi para se të fillojmë.

Si bëhet pagesa?

50% në porosi të projektit dhe 50% në përfundim, para publikimit. Për projekte të mëdha e ndajmë në faza.

A ofroni hosting dhe email?

Po. Ofrojmë hosting të shpejtë, domen, SSL dhe email-a të personalizuar me emrin e biznesit tënd (p.sh. [email protected]), të gjitha të konfiguruara nga ne.

Në cilën gjuhë e bëni webfaqen?

Webfaqen e punojmë në gjuhën që ju përshtatet: gjermanisht, anglisht, frëngjisht, sllovenisht, kroatisht, italisht, shqip ose në çfarëdo gjuhe tjetër që ju nevojitet. Edhe në disa gjuhë njëherësh, me SEO për çdo vend.

A punoni me klientë jashtë Kosovës?

Po. Shumica e klientëve tanë janë në Gjermani, Zvicër, Francë, Itali, Austri, Slloveni etj.

Çfarë ndodh pas dorëzimit?

Nuk të lëmë vetëm. Të përgjigjemi kur ke pyetje, bëjmë ndryshimet që të duhen dhe ofrojmë mirëmbajtje sipas nevojës.

Le të flasim

Ke një ide? Le ta ndërtojmë.

Na shkruaj në WhatsApp ose email. Përgjigjemi brenda ditës.

Telefon / WhatsApp+383 49 448 440
VendndodhjaRepublika e Kosovës