Përgjegjësi për të dhënat

3pika është brand i RAMAPRINT SH.P.K., Republika e Kosovës. Email: [email protected], telefon: +383 49 448 440. Ky dokument shpjegon cilat të dhëna i mbledhim në arbanaismajliz.com, pse i mbledhim dhe cilat janë të drejtat e tua.

Cilat të dhëna mbledhim

  • Formulari i kontaktit: emri, emaili, telefoni (opsional), subjekti dhe mesazhi. I përdorim vetëm për t'iu përgjigjur kërkesës tënde. Ruhen deri në 24 muaj.
  • Llogaria e klientit (Dyqani): emri, emaili, fjalëkalimi (i ruajtur vetëm si hash i pakthyeshëm), gjuha, data e regjistrimit dhe e hyrjes së fundit. Kodi i verifikimit me email vlen 24 orë.
  • Licencat e plugin-it: emaili, emri, plani, data e skadimit dhe domenet ku është aktivizuar plugini. Nevojiten për të ofruar shërbimin dhe përditësimet.
  • Licencat e Nock dhe backup-i: kur e aktivizon Nock ruajmë çelësin e licencës bashkë me emrin dhe një identifikues të PC-së ku është aktiv, versionin e aplikacionit dhe datat e aktivizimit e të kontrollit të fundit. Nëse e përdor backup-in (opsional), një kopje e konfigurimit tënd të Nock (cilësimet, Dock-u, aplikacionet e notch-it) ruhet bashkë me licencën që ta kthesh në një PC tjetër; fshirjen e saj mund ta kërkosh kurdo.
  • Pagesat: bëhen përmes Paddle (Paddle.com Market Ltd), që vepron si shitës i regjistruar (merchant of record). Ne nuk marrim dhe nuk ruajmë të dhëna të kartës. Nga Paddle marrim emrin, emailin, planin dhe statusin e pagesës.
  • Statistikat e vizitave: faqe të vizituara, burimi i vizitës, lloji i pajisjes dhe browser-it, gjuha dhe vendi (nëse ofrohet nga rrjeti). Adresa IP ruhet deri në 400 ditë vetëm për siguri dhe për të dalluar vizitorët real nga robotët; nuk përdorim cookie për këtë: vizitori numërohet me një hash që ndryshon çdo ditë.

Cookies

  • Cookie sesioni (i nevojshëm): mban hyrjen në llogari dhe mbrojtjen e formularëve (CSRF). Fshihet kur mbyll browser-in.
  • Zgjedhja jote për cookies (e nevojshme): ruhet në browser që të mos të pyesim çdo herë.
  • Cloudflare Turnstile (i nevojshëm): mbrojtje nga spam-i te formularët; mund të vendosë cookie teknike.
  • Paddle (vetëm te faqet e dyqanit gjatë blerjes): cookie për arkën dhe parandalimin e mashtrimit.

Nuk përdorim cookie reklamash dhe nuk ndajmë të dhëna me rrjete reklamash.

Shërbime të palëve të treta

  • Paddle (pagesa dhe fatura), Cloudflare Turnstile (anti-spam), Google Fonts (shkronjat), YouTube/Vimeo (video të ngulitura, vetëm kur i luan). Secili ka politikën e vet të privatësisë.

Baza ligjore dhe ruajtja

Të dhënat i përpunojmë për përmbushjen e kontratës (llogaria, licencat, pagesat), për interes legjitim (siguria, statistikat anonime) dhe me pëlqimin tënd (formulari i kontaktit). Mesazhet ruhen deri në 24 muaj, llogaritë dhe licencat sa ekziston llogaria, statistikat 400 ditë.

Të drejtat e tua

Ke të drejtë të kërkosh qasje, korrigjim, fshirje, kufizim të përpunimit dhe kopje të të dhënave të tua, si dhe të tërheqësh pëlqimin në çdo kohë. Na shkruaj te [email protected] dhe përgjigjemi brenda 30 ditësh. Ke edhe të drejtën e ankesës te autoriteti mbikëqyrës i mbrojtjes së të dhënave.

Siguria

Faqja punon vetëm përmes HTTPS. Fjalëkalimet ruhen si hash, hyrjet e dështuara kufizohen dhe të dhënat ruhen në serverin tonë me kopje rezervë.

Ndryshimet

Këtë politikë mund ta përditësojmë. Versioni aktual është gjithmonë në arbanaismajliz.com. Përditësuar së fundi: 6 Nëntor 2026.