3pika Gallery: galeri profesionale për WordPress
Galeri fotosh me filtra, 6 layout-e (Grid, Masonry, Justified, Mosaic, List, Slider), lightbox dhe efekte hover, që punon me Elementor, WPBakery, Gutenberg dhe Classic Editor. Gjithçka zgjidhet me pamje paraprake, pa kod. Versioni bazë falas, Premium për masonry, slider, video dhe më shumë.

Plugin galerie për WordPress me filtra dhe lightbox
6 layout-e
Grid, Masonry, Justified, Mosaic, List dhe Slider me shigjeta dhe swipe. Zgjidhen me një klik nga pamjet paraprake.
Filtra me një klikim
Kategori me ngjyrë të vetën për sfond dhe tekst, 8 stile (butona, pilula, katrore, soft, outline, underline, tekst, dropdown), madhësi dhe hije.
Filtrat në telefon
6 mënyra: rreshta, një rresht me swipe, çipa të vegjël, 2 kolona, listë e plotë ose dropdown.
Efekte hover
10 efekte (zoom, fade, blur, tilt, shine, lift…), ikonë në mes të fotos (lupë, plus, sy, expand, link) dhe overlay me ngjyrë e opacitet të zgjedhur.
Lightbox modern
Swipe, tastierë, tituj dhe numërues. Premium: zoom, slideshow, fullscreen, ndarje dhe shkarkim.
Kolona dhe kënde
Kolona për desktop, tablet dhe telefon; kënde të rrumbullakëta për çdo qoshe veç e veç; renditje sipas datës, emrit ose caption-it.
Video në galeri
YouTube, Vimeo dhe MP4, edhe direkt nga Media Library (Premium).
Builder i shpejtë
Drag & drop, selektim me Shift, emrat e file-ave, filtrim sipas kategorisë, ngarkim me pjesë edhe për 500+ foto.
Faqosje dhe Load more
Numra faqesh, buton "Load more", pika ose infinite scroll.
Punon kudo, e shpejtë
Shortcode, Elementor, WPBakery, Gutenberg, Classic Editor. Pa jQuery, asete vetëm ku ka galeri, HTML i renderuar në server për SEO.
Çmimet Premium
Falas përgjithmonë për bazat. Premium për masonry, slider, video dhe më shumë.
Personal
- Të gjitha veçoritë Premium
- 1 vit përditësime dhe mbështetje
- Layout-et Masonry, Justified dhe Slider
- Video, watermark, infinite scroll, CSS i personalizuar
Business
- Gjithçka nga Personal
- Përdorim në 5 faqe klientësh
- Import / export dhe dublikim
- Mbështetje me përparësi
Agency
- Gjithçka nga Business
- Aktivizime të pakufizuara
- Gati për white-label
- Mbështetje me përparësi
Çmimet në USD, TVSH shtohet në arkë ku aplikohet. Pagesë e sigurt përmes Paddle (kartë, PayPal, Apple Pay, Google Pay). Garanci 14 ditë kthim parash.
Si funksionon
Shkarko dhe instalo
Shkarko zip-in falas dhe ngarkoje te WordPress → Plugins → Add New → Upload.
Krijo galerinë
Shto fotot nga Media Library, cakto filtrat dhe ngjit shortcode-in ku të duash.
Aktivizo Premium
Bli një plan, merr çelësin me email dhe fute te 3pika Gallery → Go Premium.
Pse 3pika Gallery është gallery plugin-i i duhur për WordPress
Nëse kërkon një gallery plugin për WordPress që është i shpejtë, i lehtë për t'u përdorur dhe nuk e rëndon faqen, 3pika Gallery është ndërtuar pikërisht për këtë. Krijon galeri fotosh me filtra sipas kategorive, i hap fotot në një lightbox modern me swipe dhe tastierë, dhe i rendit në 6 layout-e: Grid, Masonry, Justified, Mosaic, List dhe Slider, me kolona që përshtaten vetë në tablet dhe telefon.
Dizajni në dorën tënde
Zgjedh gjithçka me pamje paraprake, pa kod: 8 stile filtrash (butona, pilula, katrore, soft, outline, underline, vetëm tekst, dropdown) me madhësi, hije dhe ngjyra për sfond e tekst, si sillen filtrat në telefon (rreshta, swipe, çipa, 2 kolona, listë, dropdown), 10 efekte hover me ikonë opsionale (lupë, plus, sy, expand, link) dhe overlay me ngjyrë e opacitet të zgjedhur nga ti, kënde të rrumbullakëta për çdo qoshe veç e veç, renditje sipas datës, emrit të file-it ose caption-it.
Punon me editorin që përdor
Galeria vendoset si widget në Elementor, si element në WPBakery, si bllok në Gutenberg ose me shortcode në çdo temë. Nuk ka nevojë për jQuery, asetet ngarkohen vetëm në faqet ku ka galeri dhe HTML-ja renderohet në server, kështu që Google i indekson fotot dhe titujt e tyre. Builder-i në admin mban edhe galeri me qindra foto: shto nga Media Library, selekto me Shift, filtro sipas kategorisë, rendit me drag & drop.
Falas për bazat, Premium kur të duhet më shumë
Versioni falas mbulon Grid, Mosaic dhe List, filtrat, lightbox-in, kolonat responsive dhe faqosjen. Premium shton Masonry, Justified dhe Slider, video YouTube/Vimeo/MP4 (edhe nga Media Library), filtra me shumë zgjedhje, infinite scroll, zoom dhe slideshow në lightbox, watermark, mbrojtje nga klikimi i djathtë dhe CSS të personalizuar. Licenca aktivizohet me një çelës dhe përditësimet vijnë vetë në WordPress.
Pyetje të shpeshta
A është falas?
Po. Versioni bazë është falas përgjithmonë me Grid, Mosaic, List, filtra, lightbox dhe faqosje. Premium hap Masonry, Justified, Slider, video, watermark dhe efektet shtesë.
Si e aktivizoj Premium?
Pas blerjes të vjen çelësi me email dhe një llogari te gallery.3pika.com. Shkarko 3pika Gallery Premium nga llogaria dhe ngarkoje në WordPress (Plugins → Add New → Upload); e zëvendëson versionin falas dhe galeritë mbesin. Pastaj shko te 3pika Gallery → Go Premium, ngjit çelësin dhe kliko Activate.
A marr përditësime?
Po. Plugini kontrollon vetë versionet e reja dhe WordPress i tregon te Plugins → Update, si çdo plugin tjetër.
A mund ta përdor në faqet e klientëve?
Me planin Business deri në 5 faqe, me Agency pa kufi. Licenca lidhet me domenin dhe mund ta zhvendosësh nga llogaria.
A mund ta ndryshoj dizajnin pa kod?
Po. Layout-i, stilet e filtrave, efektet hover, ngjyrat, këndet dhe faqosja zgjidhen me pamje paraprake në admin. Për raste të veçanta ka edhe CSS të personalizuar (Premium).
Çfarë ndodh kur skadon licenca?
Galeritë vazhdojnë të punojnë. Humb vetëm veçoritë Premium dhe përditësimet derisa ta rinovosh.
