Webfaqja është vendi i parë ku klienti të njeh, shpesh para se të të telefonojë. Ajo duhet të hapet shpejt, të gjendet në Google në vendin ku punon dhe ta bindë vizitorin që je zgjedhja e duhur. Ne dizajnojmë çdo faqe nga zero, sipas biznesit tënd, jo nga një shabllon që e kanë edhe të tjerët.
Ndërtojmë webfaqe prezantuese, faqe për kompani ndërtimi, zejtarë, studio, restorante dhe klinika, në gjuhën që ju përshtatet: gjermanisht, anglisht, frëngjisht, sllovenisht, kroatisht, italisht, shqip ose në çfarëdo gjuhe tjetër që ju nevojitet, me SEO për çdo vend ku ke klientë. Hosting-un, domenin, SSL-në dhe email-at e biznesit i konfigurojmë ne, dhe çdo ndryshim që të duhet më vonë e bëjmë shpejt, që ti të merresh vetëm me punën tënde.
Çka përfiton
- Dizajn i personalizuar për biznesin tënd, jo shabllon
- Webfaqe në gjuhën që ju përshtatet: gjermanisht, anglisht, frëngjisht, sllovenisht, kroatisht, italisht, shqip ose në çfarëdo gjuhe tjetër që ju nevojitet, me SEO për çdo vend
- E shpejtë dhe e optimizuar për telefon, ku vjen shumica e vizitorëve
- Galeri fotosh, video dhe projekte të prezantuara bukur
- Formular kontakti me mbrojtje nga spam-i dhe buton WhatsApp
- Hosting, domen, SSL dhe email-a të personalizuar, të konfiguruara nga ne
Procesi i punës
Një qasje e strukturuar që kombinon hulumtimin, kreativitetin dhe zhvillimin për një rezultat funksional dhe të bukur.
Zbulimi
Analizojmë biznesin, klientët dhe konkurrencën dhe vendosim strukturën e faqes dhe fjalët kyçe.
Dizajni
Dizajnojmë faqen kryesore dhe nënfaqet dhe i përsosim bashkë para se të kodohet asgjë.
Zhvillimi dhe publikimi
Kodim, tekste në çdo gjuhë, testim në telefon, publikim dhe regjistrim në Google.
Gjej përgjigjet këtu
Sa kohë zgjat një projekt?
Një logo 1–2 javë, një webfaqe 3–6 javë, një dyqan online 4–8 javë, një aplikacion 2–4 muaj. Afatin e saktë ta themi para se të fillojmë.
Si bëhet pagesa?
50% në porosi të projektit dhe 50% në përfundim, para publikimit. Për projekte të mëdha e ndajmë në faza.
A ofroni hosting dhe email?
Po. Ofrojmë hosting të shpejtë, domen, SSL dhe email-a të personalizuar me emrin e biznesit tënd (p.sh. [email protected]), të gjitha të konfiguruara nga ne.
Në cilën gjuhë e bëni webfaqen?
Webfaqen e punojmë në gjuhën që ju përshtatet: gjermanisht, anglisht, frëngjisht, sllovenisht, kroatisht, italisht, shqip ose në çfarëdo gjuhe tjetër që ju nevojitet. Edhe në disa gjuhë njëherësh, me SEO për çdo vend.
A punoni me klientë jashtë Kosovës?
Po. Shumica e klientëve tanë janë në Gjermani, Zvicër, Francë, Itali, Austri, Slloveni etj.
Çfarë ndodh pas dorëzimit?
Nuk të lëmë vetëm. Të përgjigjemi kur ke pyetje, bëjmë ndryshimet që të duhen dhe ofrojmë mirëmbajtje sipas nevojës.

