Një studio, tri pika: ide, dizajn, kod

3pika është studio kreative nga Kosova, e themeluar në vitin 2011. Që atëherë kemi realizuar mbi 400 projekte për biznese në Kosovë dhe në gjithë Evropën.

Emri vjen nga tri pikat: ideja, dizajni dhe kodi. Çdo projekt i kalon të tria: nga ideja e parë dhe logoja, te webfaqja, dyqani online ose aplikacioni mobil.

Pse 3pika

  • Një partner për gjithçka: logo, web, e-commerce, aplikacion dhe softuer
  • Dizajn i personalizuar, jo shabllone, që e dallon brendin tënd
  • Webfaqe të shpejta dhe të optimizuara për Google në vendin e klientëve të tu
  • Panel administrimi që e menaxhon vetë, pa varësi nga ne
  • Çmime të qarta, afate që i mbajmë dhe mbështetje pas dorëzimit
Na kontakto
0+vite përvojë
0+projekte të realizuara
0+klientë të kënaqur
0/7mbështetje për klientët
Ku punojmë

Punojmë në gjithë Evropën

Nga Kosova punojmë me klientë në të gjithë Evropën: webfaqe në gjuhën e tregut të tyre, sipas nevojave të tyre dhe me të njëjtin standard cilësie kudo.

KosovëShqipëriMaqedoni e VeriutMali i ZiBosnjë dhe HercegovinëKroaciSlloveniAustriGjermaniZvicërFrancëItaliBelgjikëHolandëBritani e MadheDanimarkëSuediNorvegjiFinlandëHungariGreqi dhe kudo ku ke nevojë
Shërbimet tona

Shërbimet tona inovative

Të gjitha shërbimet
Web Design

Web Design

Webfaqja është vitrina jote e hapur natë e ditë. E dizajnojmë të shpejtë, elegante dhe shumëgjuhëshe, që klientët të të gjejnë në Google dhe të të besojnë.

Lexo më shumë
Aplikacione Mobile

Aplikacione Mobile

Brendi yt në xhepin e çdo klienti. Aplikacione iOS dhe Android të lehta për t'u përdorur, të shpejta dhe të bukura, nga skica e parë deri në App Store.

Lexo më shumë
E-Commerce

E-Commerce

Nga vitrina te pagesa, çdo hap i blerjes bëhet i lehtë dhe i sigurt. Një dyqan online që shet 24/7, në çdo pajisje.

Lexo më shumë
Logo & Branding

Logo & Branding

Një logo e mirë nuk zbukuron, por dallon. Ne krijojmë identitetin që e bën brendin tënd të njohur me një shikim dhe të qëndrueshëm në kohë.

Lexo më shumë
Softuer për biznes

Softuer për biznes

Kur programet e gatshme nuk mjaftojnë, ndërtojmë softuerin që i përshtatet punës tënde: faturim, menaxhim, raporte. Më pak punë manuale, më shumë kontroll.

Lexo më shumë
Klientët thonë

Çka thonë klientët tanë

★★★★★

Faleminderit ekipit të 3pika për një webfaqe që pasqyron punën tonë. Projektet dhe shërbimet prezantohen qartë, duke ua bërë klientëve më të lehtë të na njohin dhe të na kontaktojnë. E vlerësojmë bashkëpunimin dhe vëmendjen ndaj detajeve.

I
IlirAB Bauten
★★★★★

Librat tanë tashmë kanë një prezantim online që na përfaqëson. Kërkimi dhe porositja janë të thjeshta, ndërsa çdo kategori është e organizuar qartë. E vlerësojmë kujdesin për detajet dhe mënyrën si nevojat e librarisë sonë u kthyen në një zgjidhje praktike.

B
BeharAbetare
★★★★★

Fryma e HardhFest tashmë vjen edhe në telefon. Aplikacioni bashkon programin, artistët dhe informacionet e festivalit, duke e afruar publikun me ngjarjen. Për ne, ishte e rëndësishme që identiteti i festivalit të ndihej në çdo ekran.

A
AgronHardhFest
Le të flasim

Ke një ide? Le ta ndërtojmë.

Na shkruaj në WhatsApp ose email. Përgjigjemi brenda ditës.

Telefon / WhatsApp+383 49 448 440
VendndodhjaRepublika e Kosovës