Logo & Branding

Logoja është fytyra e biznesit tënd. Ajo shfaqet në tabelë, në kartëvizitë, në aplikacion dhe në Instagram, dhe në çdo vend duhet të lexohet qartë, të mbahet mend dhe të thotë diçka për ty. Ne nuk dizajnojmë forma të bukura pa kuptim, por një shenjë që ndërtohet mbi historinë dhe klientët e biznesit tënd.

Rreth logos ndërtojmë identitetin e plotë: paletën e ngjyrave, tipografinë, materialet e printuara dhe rregullat që e mbajnë brendin njësoj në çdo kanal. Në fund merr të gjitha skedarët në formate profesionale dhe një manual të shkurtër, që kushdo që punon me brendin tënd ta përdorë saktë.

Çka përfiton

  • Logo në formate vektoriale (SVG, PDF, AI) për çdo përdorim, nga vula te tabela
  • Versione për sfond të errët, të bardhë dhe me një ngjyrë
  • Paleta e ngjyrave dhe tipografia e brendit, me kodet e sakta
  • Kartëvizita, memo, vula, faturë dhe materiale të printuara
  • Shabllone për Instagram, Facebook dhe LinkedIn
  • Manual i shkurtër i brendit që e ruan konsistencën

Procesi i punës

Një qasje e strukturuar që kombinon hulumtimin, kreativitetin dhe zhvillimin për një rezultat funksional dhe të bukur.

Zbulimi

Flasim për biznesin, klientët dhe konkurrencën dhe mbledhim referenca që të pëlqejnë.

Koncepti

Të paraqesim 2–3 drejtime të ndryshme dhe e zgjedhim bashkë atë që të përfaqëson.

Finalizimi

Përsosim logon e zgjedhur, ndërtojmë identitetin dhe dorëzojmë skedarët me manualin.

Pyetje të shpeshta

Gjej përgjigjet këtu

Sa kohë zgjat një projekt?

Një logo 1–2 javë, një webfaqe 3–6 javë, një dyqan online 4–8 javë, një aplikacion 2–4 muaj. Afatin e saktë ta themi para se të fillojmë.

Si bëhet pagesa?

50% në porosi të projektit dhe 50% në përfundim, para publikimit. Për projekte të mëdha e ndajmë në faza.

A ofroni hosting dhe email?

Po. Ofrojmë hosting të shpejtë, domen, SSL dhe email-a të personalizuar me emrin e biznesit tënd (p.sh. [email protected]), të gjitha të konfiguruara nga ne.

Në cilën gjuhë e bëni webfaqen?

Webfaqen e punojmë në gjuhën që ju përshtatet: gjermanisht, anglisht, frëngjisht, sllovenisht, kroatisht, italisht, shqip ose në çfarëdo gjuhe tjetër që ju nevojitet. Edhe në disa gjuhë njëherësh, me SEO për çdo vend.

A punoni me klientë jashtë Kosovës?

Po. Shumica e klientëve tanë janë në Gjermani, Zvicër, Francë, Itali, Austri, Slloveni etj.

Çfarë ndodh pas dorëzimit?

Nuk të lëmë vetëm. Të përgjigjemi kur ke pyetje, bëjmë ndryshimet që të duhen dhe ofrojmë mirëmbajtje sipas nevojës.

Le të flasim

Ke një ide? Le ta ndërtojmë.

Na shkruaj në WhatsApp ose email. Përgjigjemi brenda ditës.

Telefon / WhatsApp+383 49 448 440
VendndodhjaRepublika e Kosovës