Një dyqan online i mirë shet edhe kur ti fle. Klienti gjen produktin për pak sekonda, e sheh qartë çmimin dhe dërgesën, dhe paguan pa ndërlikime nga telefoni. Ne ndërtojmë dyqane që i bëjnë këto tre gjëra mirë, me dizajn që u përshtatet produkteve të tua dhe jo e kundërta.
Dyqani vjen me pagesa online (kartë, PayPal, para në dorë), llogaritje automatike të dërgesës dhe TVSH-së, kupona dhe raporte shitjesh. Produktet, stoku dhe porositë menaxhohen nga një sistem i qartë, në gjuhën që ju përshtatet: gjermanisht, anglisht, frëngjisht, sllovenisht, kroatisht, italisht, shqip ose në çfarëdo gjuhe tjetër që ju nevojitet, me çmime në euro ose franga. Hosting-un, SSL-në dhe email-at e dyqanit i konfigurojmë ne.
Çka përfiton
- Dizajn i personalizuar për produktet e tua, me foto të mëdha dhe blerje të lehtë nga telefoni
- Pagesa online: kartë, PayPal, para në dorë, ose faturë
- Menaxhim i thjeshtë i produkteve, varianteve, stokut dhe porosive
- Llogaritje automatike e dërgesës dhe TVSH-së sipas vendit
- Dyqan në gjuhën që ju përshtatet: gjermanisht, anglisht, frëngjisht, sllovenisht, kroatisht, italisht, shqip ose në çfarëdo gjuhe tjetër që ju nevojitet, me SEO dhe Google Shopping për çdo vend
- Raporte shitjesh, kupona dhe integrim me faturimin dhe kontabilistin
Procesi i punës
Një qasje e strukturuar që kombinon hulumtimin, kreativitetin dhe zhvillimin për një rezultat funksional dhe të bukur.
Zbulimi
Analizojmë produktet, klientët dhe konkurrencën dhe vendosim strukturën e kategorive dhe pagesat.
Dizajni
Dizajnojmë vitrinën, faqen e produktit dhe procesin e blerjes dhe i testojmë bashkë.
Zhvillimi dhe publikimi
Kodim, lidhje e pagesave dhe dërgesës, importim i produkteve, testim me porosi reale dhe hapje e dyqanit.
Gjej përgjigjet këtu
Sa kohë zgjat një projekt?
Një logo 1–2 javë, një webfaqe 3–6 javë, një dyqan online 4–8 javë, një aplikacion 2–4 muaj. Afatin e saktë ta themi para se të fillojmë.
Si bëhet pagesa?
50% në porosi të projektit dhe 50% në përfundim, para publikimit. Për projekte të mëdha e ndajmë në faza.
A ofroni hosting dhe email?
Po. Ofrojmë hosting të shpejtë, domen, SSL dhe email-a të personalizuar me emrin e biznesit tënd (p.sh. [email protected]), të gjitha të konfiguruara nga ne.
Në cilën gjuhë e bëni webfaqen?
Webfaqen e punojmë në gjuhën që ju përshtatet: gjermanisht, anglisht, frëngjisht, sllovenisht, kroatisht, italisht, shqip ose në çfarëdo gjuhe tjetër që ju nevojitet. Edhe në disa gjuhë njëherësh, me SEO për çdo vend.
A punoni me klientë jashtë Kosovës?
Po. Shumica e klientëve tanë janë në Gjermani, Zvicër, Francë, Itali, Austri, Slloveni etj.
Çfarë ndodh pas dorëzimit?
Nuk të lëmë vetëm. Të përgjigjemi kur ke pyetje, bëjmë ndryshimet që të duhen dhe ofrojmë mirëmbajtje sipas nevojës.

