Aplikacione Mobile

Aplikacioni e vendos brendin tënd në xhepin e klientit, aty ku ai kalon disa orë në ditë. Ne zhvillojmë aplikacione për iOS dhe Android me një kod të vetëm, që ulet kostoja dhe koha, pa bërë kompromis në shpejtësi dhe pamje. Nga aplikacione për evente si Hardhfest, te porosi, rezervime, anëtarësi dhe komunikim me klientët.

Merremi me gjithçka: dizajnin e ekraneve, zhvillimin, serverin, testimin në pajisje reale dhe publikimin në App Store dhe Google Play. Pas lansimit ofrojmë mirëmbajtje, përditësime dhe hosting për serverin e aplikacionit.

Çka përfiton

  • Një kod për iOS dhe Android: kosto më e ulët, lansim më i shpejtë
  • Dizajn UI/UX i menduar për gishtin dhe ekranin e telefonit
  • Njoftime push, harta, kamera, pagesa online dhe login me Google/Apple
  • Server i sigurt për të dhënat dhe përdoruesit e aplikacionit
  • Publikim në App Store dhe Google Play, me llogaritë në emrin tënd
  • Mirëmbajtje, përditësime dhe hosting i serverit pas lansimit

Procesi i punës

Një qasje e strukturuar që kombinon hulumtimin, kreativitetin dhe zhvillimin për një rezultat funksional dhe të bukur.

Zbulimi

Përcaktojmë funksionet, përdoruesit dhe ekranet kryesore dhe vendosim çfarë del në versionin e parë.

Dizajni

Dizajnojmë çdo ekran dhe ndërtojmë një prototip të klikueshëm që e provon në telefonin tënd.

Zhvillimi dhe publikimi

Kodim, server, testim në pajisje reale, publikim në App Store dhe Google Play dhe lansim.

Pyetje të shpeshta

Gjej përgjigjet këtu

Sa kohë zgjat një projekt?

Një logo 1–2 javë, një webfaqe 3–6 javë, një dyqan online 4–8 javë, një aplikacion 2–4 muaj. Afatin e saktë ta themi para se të fillojmë.

Si bëhet pagesa?

50% në porosi të projektit dhe 50% në përfundim, para publikimit. Për projekte të mëdha e ndajmë në faza.

A ofroni hosting dhe email?

Po. Ofrojmë hosting të shpejtë, domen, SSL dhe email-a të personalizuar me emrin e biznesit tënd (p.sh. [email protected]), të gjitha të konfiguruara nga ne.

Në cilën gjuhë e bëni webfaqen?

Webfaqen e punojmë në gjuhën që ju përshtatet: gjermanisht, anglisht, frëngjisht, sllovenisht, kroatisht, italisht, shqip ose në çfarëdo gjuhe tjetër që ju nevojitet. Edhe në disa gjuhë njëherësh, me SEO për çdo vend.

A punoni me klientë jashtë Kosovës?

Po. Shumica e klientëve tanë janë në Gjermani, Zvicër, Francë, Itali, Austri, Slloveni etj.

Çfarë ndodh pas dorëzimit?

Nuk të lëmë vetëm. Të përgjigjemi kur ke pyetje, bëjmë ndryshimet që të duhen dhe ofrojmë mirëmbajtje sipas nevojës.

Le të flasim

Ke një ide? Le ta ndërtojmë.

Na shkruaj në WhatsApp ose email. Përgjigjemi brenda ditës.

Telefon / WhatsApp+383 49 448 440
VendndodhjaRepublika e Kosovës