Përmbledhja e projektit
Për Fetoshi, 3pika ka bashkuar në një prezantim të vetëm digjital veprimtaritë në prodhim, dekor, karburante dhe ndërtim. Dizajni ndërthur ngjyrat e markës me fotografi të mëdha dhe seksione të qarta, duke i dhënë secilës degë hapësirën e vet. Produktet, katalogu dhe historia e kompanisë e ndihmojnë vizitorin të njihet me biznesin dhe të gjejë informacionin që kërkon. Një faqe me karakter, ku shumëllojshmëria e shërbimeve prezantohet përmes një strukture të lidhur dhe të kuptueshme.





















