Pse logoja është investimi i parë i një brendi

Logoja shfaqet kudo: në tabelë, kartëvizitë, faturë dhe Instagram. Nëse nuk është e mirë, e dëmton çdo gjë tjetër.

Logoja është gjëja e parë që klienti sheh dhe e fundit që harron. Ajo shfaqet në tabelën e dyqanit, në kartëvizitë, në faturë, në profilin e Instagram-it dhe në ikonën e aplikacionit. Nëse është e bërë shpejt e shpejt, e dëmton çdo gjë tjetër që ndërton më vonë.

Çka e bën një logo të mirë

  • E thjeshtë: lexohet edhe kur është 2 cm e madhe
  • E dallueshme: nuk ngjan me konkurrentët
  • Funksionon kudo: në të bardhë, në të zezë, në një ngjyrë
  • Ka kuptim: lidhet me atë çka bën biznesi

Formatet që duhet t'i kesh

Kërko gjithmonë logon në format vektorial (SVG, PDF ose AI). Vektori zmadhohet pa humbur cilësi, nga vula deri te billboard-i. Një PNG i vogël nga interneti nuk mjafton për print.

Logoja është vetëm fillimi

Identiteti vizual i plotë përfshin paletën e ngjyrave, tipografinë, mënyrën si përdoren fotot dhe shabllonet për rrjetet sociale. Kjo e bën brendin të njohshëm edhe kur logoja nuk shihet. Një manual i shkurtër brendi e mban gjithçka konsistente, kushdo që e bën dizajnin nesër.

Burimi: Nielsen Norman Group · Foto: Unsplash

Kthehu te blogu
Le të flasim

Ke një ide? Le ta ndërtojmë.

Na shkruaj në WhatsApp ose email. Përgjigjemi brenda ditës.

Telefon / WhatsApp+383 49 448 440
VendndodhjaRepublika e Kosovës