
Jo çdo biznes ka nevojë për aplikacion. Por kur ka, ai bëhet kanali më i drejtpërdrejtë me klientin.
Një aplikacion mobil nuk është për çdo biznes. Nëse klienti të viziton një herë në vit, një webfaqe e mirë mjafton. Por nëse ai kthehet shpesh, porosit, rezervon ose pret njoftime, aplikacioni bëhet kanali më i drejtpërdrejtë që ke me të.
Kur ia vlen
- Porosi dhe rezervime të përsëritura: restorante, dërgesa, sallone, klinika
- Evente dhe komunitete: programi, harta, njoftimet në kohë reale (si aplikacioni i Hardhfest)
- Anëtarësi dhe pika besnikërie: klienti e ka kartën gjithmonë me vete
- Punonjës në terren: raporte, foto dhe nënshkrime direkt nga telefoni
Kur nuk ia vlen
Kur përmbajtja ndryshon rrallë dhe klienti nuk ka arsye ta hapë aplikacionin çdo javë. Në atë rast paratë investohen më mirë në webfaqe dhe SEO.
Çka duhet të dish para se të fillosh
Aplikacioni publikohet në App Store dhe Google Play, që kanë rregulla dhe kohë shqyrtimi. Duhet server për të dhënat dhe panel administrimi për përmbajtjen. Dhe duhet mirëmbajtje: sistemet operative përditësohen çdo vit dhe aplikacioni duhet të ndjekë.
Me një kod të përbashkët për iOS dhe Android, kostoja e zhvillimit dhe e mirëmbajtjes ulet dukshëm.
Burimi: Apple App Store Review Guidelines · Foto: Unsplash
