Sa kushton një webfaqe? Çka e përcakton çmimin

Nga 300 deri në 30.000 euro: të gjitha janë "webfaqe". Ja çka fshihet pas diferencës dhe si të mos paguash për gjëra që nuk i duhen.

"Sa kushton një webfaqe?" është pyetja e parë që marrim, dhe përgjigjja e ndershme është: varet nga çka duhet të bëjë. Një faqe prezantuese me 5 faqe dhe një dyqan online me 500 produkte janë dy produkte krejt të ndryshme.

Çka e ndikon çmimin

  • Numri i faqeve dhe seksioneve: ballina, shërbimet, portfolio, blog, kontakt
  • Dizajni: shabllon i gatshëm apo dizajn i bërë për brendin tënd
  • Gjuhët: çdo gjuhë shtesë do tekste, përkthim dhe SEO më vete
  • Funksionet: dyqan online, rezervime, llogaritës çmimesh, zona për klientë
  • Paneli i administrimit: a mund ta ndryshosh vetë përmbajtjen
  • Fotot dhe tekstet: i ke gati apo duhet të krijohen

Kostot që vazhdojnë

Domeni (rreth 10–20 € në vit), hostingu (nga 5 € në muaj) dhe, nëse do, mirëmbajtja: përditësime, backup dhe ndryshime të vogla.

Si të mos paguash më shumë se ç'duhet

Fillo me atë që të sjell klientë tani: një faqe e shpejtë, e qartë, me kontakt të lehtë dhe punët e tua. Dyqanin, aplikacionin dhe gjuhët e tjera i shton kur biznesi i kërkon. Një faqe e ndërtuar mirë e lejon këtë pa filluar nga zero.

Na dërgo në dy fjali çka bën biznesi yt dhe çka pret nga faqja, dhe merr një ofertë konkrete brenda ditës.

Burimi: Google – Bazat e webfaqes për biznes · Foto: Unsplash

Kthehu te blogu
Le të flasim

Ke një ide? Le ta ndërtojmë.

Na shkruaj në WhatsApp ose email. Përgjigjemi brenda ditës.

Telefon / WhatsApp+383 49 448 440
VendndodhjaRepublika e Kosovës