
I shohim çdo javë: faqe të ngadalta, pa kontakt të qartë, me foto të vjetra. Ja gabimet më të shpeshta dhe si i shmang.
Pas mbi 400 projekteve, disa gabime i shohim përsëri dhe përsëri. Asnjëri nuk është i vështirë për t'u rregulluar, por secili kushton klientë çdo ditë.
1. Faqja nuk funksionon mirë në telefon
Mbi gjysma e vizitorëve vijnë nga telefoni. Nëse teksti është i vogël dhe butonat nuk klikohen, ata largohen.
2. Kontakti është i fshehur
Numri i telefonit duhet të jetë i dukshëm në çdo faqe, me një klik për të thirrur. Një buton WhatsApp shpesh sjell më shumë kërkesa se formulari.
3. Foto nga interneti në vend të punëve reale
Klienti do të shohë punën tënde, jo foto stok me njerëz që qeshin. Foto reale, edhe të thjeshta, bindin më shumë.
4. Tekste për veten, jo për klientin
"Ne jemi lider në treg" nuk i thotë asgjë klientit. "Renovojmë banjon tënde për 10 ditë, me çmim fiks" po.
5. Asnjë përditësim prej vitesh
Orari i vjetër, oferta e skaduar, "lajmi i fundit" nga 2021. Faqja duket e braktisur, dhe biznesi bashkë me të.
6. Faqja e ngadaltë
Foto të mëdha dhe plugin-e të tepërta. Çdo sekondë ngarkimi humb vizitorë dhe pozita në Google.
7. Vetëm në një gjuhë për një treg shumëgjuhësh
Nëse klientët janë në Gjermani ose Zvicër dhe faqja është vetëm shqip, praktikisht nuk ekziston për ta.
Kontrollo faqen tënde me këto 7 pika. Nëse gjen dy ose më shumë, ia vlen një bisedë.
Burimi: Nielsen Norman Group – Top 10 Web Design Mistakes · Foto: Unsplash
